Salloni
Mercedes-AMG SL i zi para një hyrjeje me drita

Showroom online për auto-sallone

Salloni juaj,
online.

Showroom me emrin tuaj, jo një shpallje mes rivalëve. Një asistent që përgjigjet nga të dhënat që ju keni aprovuar, dhe vizita të rezervuara për veturën e duhur.

01 · Showroom-i

Vetëm veturat tuaja në ekran

Në portal, vetura juaj është një katror i vogël mes dyzet rivalëve. Në Salloni, ka adresën, emrin dhe ngjyrën tuaj. Blerësi kërkon, filtron dhe rezervon nga telefoni, pa llogari.

Në portalNë showroom-in tuaj

Tërhiqni vijën. E njëjta veturë, e njëjta foto. Hapni showroom-in shembull

02 · Faqja e veturës

Çdo veturë si në katalog

Foto të mëdha, të dhënat kryesore në një vështrim dhe dy butona: rezervo vizitën ose shkruaji shitësit. Në shqip, anglisht ose serbisht.

Komponentët e vërtetë të showroom-it. Salloni Auto Kodra dhe veturat e tij janë shembull, jo klient.

03 · Asistenti

Përgjigje edhe kur salloni është mbyllur

Asistenti lexon vetëm të dhënat që ju keni aprovuar dhe i thotë blerësit që është AI. Kur nuk e di, e thotë. Nuk bën oferta, nuk jep zbritje dhe nuk premton asgjë.

Pyet për këtë veturëAudi A6 S line Quattro

A është ndërruar rripi i distribucionit?

Po, në 180.000 km, sipas të dhënave të shitësit. Vetura ka tani 186.000 km.

Nga: historiku i servisit

Sa është çmimi i fundit?

Çmimin dhe zbritjet i diskuton vetë shitësi. Mund t'i shkruani ose të rezervoni një vizitë.

Sa harxhon në 100 km?

Nuk e kam këtë informacion për këtë veturë. Mund ta pyes shitësin për ju.

Pyete shitësin për këtë

04 · Paneli

Çdo mëngjes e dini çka duhet bërë

Çdo kërkesë vjen me veturën dhe bisedën e blerësit. Paneli tregon çka pret për ju, sa shikime kthehen në vizita, cilat vetura shikohen pa u kërkuar dhe sa kohë ka stoku në shitje. Shkarkoni gjithçka për Excel.

Pamje e vërtetë e panelit, me numra shembull.

05 · Dokumentet

Çmimi që paguat mbetet i juaji

Hidhni faturat, librezën dhe shënimet. Sistemi i lexon, i ndan dhe ju tregon mospërputhjet. Asgjë nuk i shfaqet blerësit pa aprovimin tuaj.

Servisi i fundit
Në 112.000 km, me ndërrim vaji
Publike
Aksidente
Pa aksidente të regjistruara
Publike
Garancia
6 muaj për motorin
Publike
Çmimi i blerjes
14.200 €
E brendshme
Pronari i mëparshëm
L. Becker
E brendshme
VIN
WBA2H9...
E brendshme

06 · Si fillon

Nga një dosje letrash te faqja e veturës

  1. Hidhni çfarë keniPDF, foto të librezës, shënime dhe fotot e veturës. Ose një CSV për shumë vetura.
  2. Kontrolloni skicënTë dhënat lexohen për ju. Mospërputhjet dhe mungesat ju tregohen.
  3. Zgjidhni fototRenditni fotot, mbuloni targat dhe zgjidhni cila del e para.
  4. PublikoniBlerësit pyesin, rezervojnë dhe ju shkruajnë.

07 · Plani

Një plan për sallonet e para

Po nisim me pak sallone, me veturat e tyre të vërteta. Çmimin e caktojmë bashkë para se të filloni, sipas numrit të veturave.

Përfshihet

  • Deri në 100 vetura në showroom
  • 5.000 mesazhe të asistentit në muaj
  • Ekip dhe lokacione pa kufi
  • Rezervime, kuti e përbashkët, panel dhe eksporte
  • Vendosje në faqen tuaj ekzistuese

Ende nuk bën

  • Video dhe pamje 360 gradë
  • Shitje ose pagesa online
  • Domen i juaji, p.sh. veturat.salloni.com
  • Lidhje me portalet e shpalljeve

08 · Pyetje

Pyetjet që na bëhen

Kush e sheh çmimin me të cilin e bleva veturën?

Vetëm ekipi juaj. Çmimet e blerjes, pronarët e mëparshëm dhe VIN-i ruhen si të brendshme. Asistenti nuk i lexon dokumentet origjinale, vetëm të dhënat publike që ju i keni aprovuar.

A është ky një treg si portalet e shpalljeve?

Jo. Çdo sallon ka showroom-in e vet, pa vetura të rivalëve përbri. Mund ta ndani lidhjen kudo ose ta vendosni në faqen tuaj ekzistuese.

Çka ndodh kur asistenti nuk e di përgjigjen?

E thotë hapur dhe i ofron blerësit t'ju shkruajë. Pyetja vjen te ju, e grupuar sipas veturës. Përgjigjuni një herë dhe e di për blerësin tjetër. Nuk negocion, nuk jep zbritje dhe nuk premton asgjë.

A duhet të kem faqe interneti?

Jo. Showroom-i është faqja juaj. Nëse keni një faqe, e vendosni brenda saj me një rresht kodi.

A kam nevojë për fotograf?

Jo, por fotot e mira ndihmojnë: nga afër tre metra, vetura e tëra në kornizë, me dritë dite. Kur një foto nuk bën, sistemi ju thotë pse dhe ju kërkon një tjetër.

Qasje

Shihni si duket me veturat tuaja

Lëreni numrin dhe ju telefonojmë për të parë nëse Salloni i përshtatet biznesit tuaj.

Numrin e përdorim vetëm për t'ju kontaktuar për Sallonin.